Chelsea në sulm. Sarri kërkon qendërmbrojtësin e Inter

22 Nëntor, 2018 23 Pa Komente

Skriniar, 23 vjeç, ka qenë në radarin e Manchester United për disa kohë, por Sarri tani është i prirur për t’u hedhur në sulm në atdheun e tij dhe për të marrë një nga qendërmbrojtësit më të mirë të futbollit. Trajneri i bluve të Londrës po përballet me lojtarët e moshuar në këtë repart dhe të rinjtë e frustruar.

Italiani nuk është plotësisht i kënaqur me mënyrën sesi skuadra e tij po performon dhe mendon se mund të fitojë shumë më tepër me një riorganizim. David Luiz është “rivlerësuar” te Chelsea që kur Sarri mori drejtimin në verë, por do të jetë 32 vjeç në fund të këtij sezoni.

Kapiteni veteran Gary Cahill është tashmë në moshë dhe shpreson që Chelsea do ta paguajë angazhimin e tij gjatë gjashtë viteve, duke e lënë atë të huazohet, sepse nuk po gjen hapësira në skuadër.

Edhe danezi Andreas Christensen, po ashtu, bie poshtë me rendin e deritanishëm të gjërave të blutë, ndaj kohët e fundit shprehu frustrimet e tij, ndërsa ishte në grumbullim me kombëtaren.

Chelsea do të duhet “të gërmojë thellë” për ta financuar një transferim të Skriniar, edhe pse ai konsiderohet një nga lojtarët më të mirë në Europë, në rolin e tij. Londinezët paguan 71 milionë £ për portierin Kepa në verë, por kjo ndodhi vetëm për shkak se klubi ishte nën presion, për shkak të transferimit të shpejtë të Thibaut Courtois te Real Madrid.

Sarri pretendon se është i lumtur të punojë me lojtarët që ka te Chelsea, tani për tani. Por, nuk ka dyshim se do të duhet të hyjë shpejt në merkato, në mënyrë që të shtyjë përpara dhe të përpiqet t’i japë fund dominimit të Manchester City në Premier League. Burimet nga Italia pretendojnë se Skriniar është gjithashtu i irrituar me ngurrimin e Interit për t’i ofruar pagën që dëshiron në këmbim të një kontrate të re.