Chelsea i bën konkurrencë Liverpool dhe Bayern Munchen për futbollistin francez

13 Nëntor, 2018 131 Pa Komente

Chelsea duket se nuk ka hequr dorë nga Nabil Fekir. Ashtu si gjatë verës, ‘Blutë’ do të tentojnë të transferojnë në Angli talentin 25-vjeçar dhe për këtë ‘detyre’ duket se është angazhuar personalisht trajneri Maurizio Sarri. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, tekniku italian ka kontaktuar me lojtarin, kampion bote me Francën, për ta bindur të transferohet në ‘Stamford Bridge’. Gjatë verës që lamë pas, përveç Chelsea-it, për Fekir kishin shprehur interes edhe Liverpool e Bayern Munchen