Brazil rekordesh. Skuadra qe ka shënuar më shumë në Kupat e Botës

3 Korrik, 2018 421 Pa Komente

Me fitoren ndaj Meksikës Brazili jo vetëm që u kualifikua për në çerekfinalet e Kupës së Botës për të 7-tën herë radhazi por në të njëjtën kohë vendosi edhe një rekord historik. Me 2 golat e realizuar ndaj përfaqësues Tricolor nga Neymar dhe Firmino, Seleçao u bë skuadra që ka shënuar më shumë gola në historinë e kampionatëve Botërorë plot 228 të tillë.

Brazili la pas Gjermaninë që ka shënuar 226 gola në total dhe përpara startit të Botërorit Rusi 2018, mbante vendin e parë në këtë klasifikim special me 224 finalizime, 3 më shumë se Brazili që kishte 221. 5-herë kampionët e botës janë gjithashtu janë gjithashtu skuadra e vetme që kanë marrë pjesë në të gjithë kampionatet botërorë.