Berlusconi nuk di të qëndrojë urtë. Kritikon Milan

27 Tetor, 2018 38 Pa Komente

Milan po kalon javën më të vështirë të sezonit, pasi ka regjistruar dy humbje radhazi, fillimisht në derbi dhe më pas në Europa League përballë spanjollëve të Betis.

Ajo që ka shqetësuar më shumë, ka qenë loja e Milan dhe pikërisht për këtë arsye, janë hedhur pikëpyetje të mëdha edhe mbi të ardhmen e trajnerit Gattuso, që pritet të përcaktohet pas sfidës së nesërme me Sampdoria.

Për t’i hedhur benzinë zjarrit, ka menduar ish presidenti legjendar i Milan, aktualisht pronar i Monzës në Serinë C, Silvio Berlusconi, i cili ka shprehur edhe njëherë pakënaqësinë për mënyrën e lojës të kuqezinjve.

“E ndjek shpesh Milan, ndonëse nuk më pëlqen aspak mënyra se si luajnë. Përdorin një skemë, ku sulmuesi kryesor, Higuain, merr shumë pak topa dhe normalisht që nuk arrin as të shënojnë. Më vjen keq për këtë situatë, por vendimi për Gattuson u përket drejtuesve të skuadrës dhe unë nuk kam ndërmend të përfshihem”, u shpreh Berlusconi.

Ish presidenti i Milan foli edhe për klubin e tij aktual, Monzën, duke theksuar se plani është që ta sjellë klubin në Serie A, sa më shpejt të jetë e mundur.