Benitez flet për periudhën e ti si trajner i Inter

26 Nëntor, 2018 63 Pa Komente

Kanë kaluar shumë vite, por kur flitet për Inter duket se shija e hidhur nuk i është larguar akoma. Në një intervistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”, Rafa Benitez, trajneri aktual i Newcastle, është kthyer të flasë për aventurën e tij të shkurtër në drejtim të zikaltërve.

“Kemi fituar dy tituj, Superkupën e Italisë dhe Botërorin për klube, një rezultat i mirë. Moratti mbetet një zotëri, por ishte i dashuruar me Inter-in e tij dhe shumë emocional. Jepte gjithçka për lojtarët e tij, më pas mjaftonte një rezultat negativ dhe zemërohej”, ka thënë spanjolli.

“Largimi im për shkak të senatorëve? Nuk është e vërtetë. Kam patur mbështetjen e Zanetti, Cordoba, Milito, Walter Samuel, Cambiasso dhe Eto’o, i cili shënoi 18 gola me mua. Le të themi se babai Moratti nuk ishte gati të ndahej nga djemtë e tij”.

Në lidhje me organikën e Inter në atë kohë: “Ishin 15 lojtarë mbi 30 vjeç, kishim një plan për të rinuar ekipin, por ekzistonte problemi i fair play-it financiar. U informova për këtë pas mbylljes së merkatos”.