Barcelona në telashe. 3 futbollistë i shtohen listës së dëmtuarve

27 Nëntor, 2018 22 Pa Komente

Lajmet që vijnë nga infermieria e Barcelonës, për trajnerin Ernesto Valverde, janë vërtetë pesimiste, pasi 3 futbollistë të tjerë janë dëmtuar dhe nuk do të udhëtojnë me skuadrën në Holandë, për t’u përballur me PSV Eindhovenin.

Kështu pas Rafinha, që ka humbur sezonin, trajneri u njoftua se nuk mund të marrë me vete as sulmuesin Luis Suarez, mesfushorin brazilian Arthur dhe portierin holandez Jesper Cillesen, të cilët i janë shtuar listës së të dëmtuarve ku bënin pjesë Sergi Roberto, Vermalen dhe Rafinha.

Sulmuesi uruguaian pritet të mungojë rreth dy javë për shkak të një problemi në gju, ndërsa 2-3 javë do të mungojë edhe portieri holandez. Sa i përket brazilianit Arthur, ai do të mungojë vetëm në transfertën holandeze, pasi do të jetë gati në fundjavë.

Krahas lajmeve për dëmtimet, Valverde është njoftuar edhe për rikuperimin e plotë të mesfushorëve Ivan Rakitiç dhe Philippe Coutinho, që nuk kanë qenë në maksimumin e tyre javët e fundit.