Barcelona dhe Juventus garë dyshe për Pogba, por United…

25 Tetor, 2018 70 Pa Komente

Kush kërkon të ketë në dispozicion shërbimet e Paul Pogba duhet të bëjë gati një ofertë të majme që tejkalon shumën e 100 milionë eurove. Dihet që në garë për mesfushorin janë dy skuadra Barcelona dhe Juventus. Fakti që United po bën rezistencë duke shfaqur hapur dëshirën që francezi të vazhdojë aventurën e tij me Djajtë e Kuq, pavarësisht marrdhënies disi të ndezur mes tij dhe Mourinho.

Një arsye e fortë që United nuk e lejon largimin e Pogba ka të bëjë me sponosërët e mesfushorit dhe transferimi i tij tek ndonjë klub tjetër do të shkaktonte një gropë të madhe financiare për klubin anglez. Pogba renditet në 10 vendet e para përsa i përket futbollistëve që kanë një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale. Gjithashtu është kampion bote me përfaqësuesen franceze. Pra me pak fjalë Pogba për United është një minierë e vërtetë ari që sheh gjithmonë mesfushorin si protagonist.

Sidoqoftë një transferim i mundshëm i Pogba tek ndonjë skuadër tjetër mund të realizohet, por për të arritur një gjë të tillë nuk mjafton vetëm një ofertë e majme. Nëse Juventus e dëshiron vërtetë rikthimin e francezit atëherë në marrëveshje duhet të përfshijë një lojtarë me peshë sic është Paulo Dybala. Diçka e vështirë që bardhezintjë të heqin dorë nga shkëlqimi i argjentinasit për të rikthyer në skuadër një dashuri të vjetër siç është Paul Pogba.