Atletico Madrid vs Arsenal: Përmbledhje Dhe Parshikim.

2 Maj, 2018 324 Pa Komente

Atletico Madrid ka avantazhin kur ata e mirëpresin Arsenalin në Wanda Metropolitano për ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së këtij sezoni në Europa League pas takimit të tyre në Emirates javën e kaluar që përfundoi 1-1 në favor të Atleticos.

Arsenali pati mundësinë të fitonte ndeshjen e parë pasi Atletico luajti me 10 lojtarë që në minutën e 10, por mbrojtja e mirëorganizuar e Simeone nuk i dha Arsenalit shumë mundësi. Arsenali gjeti golin e pare me anë të Lacazette por nje gabim në mbrojtje e penalizoi Arsenalin ku Griezmann arriti të shënonte një gol në fund duke barazuar ndeshjen dhe duke rritur shancet e kualifikimit.

Atletico Madrid vs Arsenal: Në garë të barabartë

Përplasja e parë e ndeshjes përfundoi me një rezultat 1-1, është takimi i vetëm konkurrues mes Arsenalit dhe Atletico Madridit.

Atletico ka një rekord të fortë në shtëpi kundër klubeve të Premier Ligës – 6 fitore, 5 barazime dhe 1 humbje nga 12 ndeshje.

Gunners kanë një rekord të dobët në tokën spanjolle pasi kanë menaxhuar vetëm 2 fitore nga 14 ndeshje, kanë barazuar 3 dhe kanë humbur 9.

Atletico Madrid vs Arsenal: Parashikimi

Për mua, Arsenali humbi shansin për ta vendosur veten para në Emirates dhe ata do të paguajnë një çmim të rëndë për të në Wanda Metropolitano këtë të enjte. Arsyet janë të qarta pasi Gunners humbi 6 nga 9 ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat. Ndërsa, Atletico u rrahën vetëm një herë në shtëpi në fushatën aktuale duke kombinuar të gjitha garat.

Atletico Madrid, formcioni i parashikuar (4-4-2)

Oblak – Gimenez, Savic, Godin, Hernandez – Koke, Partey, Niguez, Correa – Griezmann, Costa.

Arsenal, formcioni i parashikuar (4-3-2-1)

Cech – Monreal, Koscielny, Mustafi, Bellerin – Xhaka, Ramsey, Wilshere – Ozil, Welbeck – Lacazette.

Atletico Madrid vs Arsenal: Këshillë për Bastet

Te dyja ekipet do te shenojne (G-G, Koef. 1.85)

Fiton Arsenali (1, Koef 4.80)