AS: ‘PSG dëshiron të nënshkruaj Casemiro’

19 Prill, 2018 273 Pa Komente

Paris Saint-Germain thuhet se po kërkon të sjellë mesfushorin mbrojtës të Real Madridit Casemiro në Parc des Princes këtë verë.

Gazeta sportive spanjolle AS raportoi të martën se klubi francez është i gatshëm të shkojë vërtet larg në mënyrë që të marrë zëvendësimin e dëshiruar për veteranin Thiago Motta.

Duket se edhe Marco Verratti dhe Giovani Lo Celso nuk janë në gjendje të përmbushin rolin mbrojtës në mesfushë, kështu që sytë e klubit janë kthyer tek Casemiro.

Drejtori sportiv i PSG, Antero Henrique, tashmë ka punuar me Casemiro në Porto dhe dëshiron të përdorë marrëdhënien e tij për të marrë brazilianin në Paris.